Alameh Muhammed bin Abdil-Uehab El-Uasabi (v. 1436)
Burimi: http://olamayemen.com
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Nata e Kadrit ndodh gjatë dhjetë netëve të fundit të Ramazanit. Ka më shumë mundësi që të ndodhë në një natë tek, si nata 21, 23, 25, 27 dhe 29. Nga këto netë ka më shumë mundësi që të ndodhë në natën e 27. Mendimi më i saktë është se ajo lëviz. Një vit mund të ndodhë në një datë, vitin tjetër në një datë tjetër. Ajo pra lëviz. Mund të ndodhë gjithashtu në një natë tek gjatë dhjetë netëve të fundit.