Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kur falet namazi i bajramit?

Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Mexhmu-ul-Fataua (16/229)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Kur fillon koha e namazit të bajramit?

Përgjigje: Koha e namazit të bajramit fillon një çerek ore pas lindjes së diellit derisa dielli të jetë në zenit. Mirëpo, rekomandohet përshpejtimi i namazit të Kurban bajramit dhe të shtyhet namazi i Fitr bajramit.

Është transmetuar se profeti e falte namazin e Kurban bajramit rreth një çerek ore pas lindjes së diellit dhe namazin e Fitër bajramit rreth gjysmë ore pas lindjes së diellit1.

Në lidhje me namazin e Fitër bajramit, njerëzve u duhet më shumë kohë që të mund të paguajnë zekat-ul-fitrin. Gjatë Kurban bajramit është ligjësuar përshpejtimi i therjes se kurbanit, diçka është e mundur vetëm nëse namazi falet sapo t’i hyjë koha.


1 Shih ”Talkhis-ul-Habir” (1/83) nga Ibn Haxheri.

Shpërndaje: