Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Koha e namazit të duhasë dhe sa rekate ka?

Imam Salih bin Feuzan El-Feuzan
Fataua alal-Haua 5/1-1436
Burimi: https://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/f-05-01-1436-01_01.mp3
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Kur fillon koha e namazit të duhasë, kur përfundon dhe sa rekate ka ai?

Përgjigje: Koha e këtij namazi fillon afërsisht një çerek ore pas lindjes së diellit dhe përfundon kur dielli të jetë në zenit. Më së paku falen 2 rekate, dhe më së shumti 8 rekate. Pas çdo dy rekateve bëhet teslim.

Shpërndaje: