Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Lika El-Bab El-Maftuh (24 A)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Kur fillon dhe kur përfundon koha e namazit të duhasë?
Përgjigje: Koha e namazit të duhasë fillon rreth një çerek ore pas lindjes së diellit dhe përfundon pak para se ta arrijë dielli zenitin, rreth dhjetë minuta para hyrjes së namazit të drekës.