Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva
Burimi: Fetvaja nr: 10\411
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Kur dikush dëshiron të bëjë i’tikaf në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit, kur është koha për të filluar i’tikafin dhe kur duhet përfunduar?
Përgjigje: Bukhari dhe Muslimi (rahimehumullah) transmetojnë nga Aishah (radijAllahu anha) se kur i dërguari i Allahut ﷺ fillonte i’tikafin pasi të falte namazin e sabahut, pastaj shkonte tek vendi i tij ku bënte i’tikaf. Periudha e i’tikafit fillon në fillim të dhjetë ditëve të fundit të Ramazanit dhe përfundon me perëndimin e diellit në ditën e fundit të muajit.