Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Lika el-Bab el-Maftuh
Kur gruaja pastrohet para perëndimit të diellit ku ka kohë dhe për një rekat, ajo nuk ka detyrë vetëm se të falë namazin e ikindisë (dhe jo drekën), ngase ajo është pastruar në kohën e tij namazit (ikindisë). Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:
“Kush arrin një rekat nga namazi i ikindisë para se dielli të perëndojë, ai e ka arritur ikindinë.”
Dhe nuk ka thënë: “Dhe ka për detyrë të falë edhe namazin e drekës.”
E sakta është se: Kush e arrin kohën e ikindisë sa falja e një rekati nuk ka për detyrë vetëm se të falë namazin e ikindisë dhe kush arrin kohën e jacisë sa fjala e një rekati nuk ka detyrë vetëm se të falë namazin e jacisë dhe nuk e ka detyrë faljen namazit të akshamit.