Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kur i lejohet gruas që t’i ngjyros flokët?

Imam El-Baxhij 

Burimi: el-Munteka fi sherh el-Muveta

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Çfarë është gjykimi për të ngjyrosur flokët me ngjyrë të kuqe, të verdhë, të bardha apo ngjyrë ari?

Imam El-Baxhij: Përgjigja kërkon sqarim më të detajuar. Është e rekomanduar ngjyrosja e flokëve me kanë apo ngjyra të tjera të ngjashme. Megjithatë, nuk është e lejuar të ngjyrosen me ngjyrë të zezë.

Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Ndrysho këto flokë të thinjura dhe shmangu ngjyrës së zezë.” Ahmedi (3/338).

Kjo vlen për të dy gjinitë, burrat dhe gratë.

Sa për atë që nuk i ka flokët e thinjura, duhet të lihen ashtu siç janë e të mos të ndryshohen, vetëm nëse ngjyra e flokëve është prishur ose është shëmtuar.

Nëse flokët janë të tilla, duhet ngjyrosur ato me një ngjyrë të përshtatshme në mënyrë që të largojë të shëmtuarën nga floku.

Flokët normale, të cilat nuk janë të shëmtuara duhet të lihen ashtu siç janë. Nuk ka asnjë dobi në ndryshimin e tyre.

Nëse ngjyrosja e flokëve bëhet në ndonjë mënyrë e cila është e veçantë për jobesimtarët, atëherë ngjyrosja ashtu, padyshim se konsiderohet e ndaluar.

Shpërndaje: