Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kur konsiderohet se një vepër është adhurim?

Imam Hafidh al-Hakemi 

Burimi: A’lamus-Sunnetil-Menshurah fq. 4-5

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
 
Pyetje: “Kur konsiderohet se një vepër se është adhurim?”
 
Përgjigje: “Një vepër llogaritet adhurim kur ajo përfshin dy gjëra: dashurinë dhe nënshtrimin/përkushtimin e plotë.
 
Thotë Allahu Te’ala:
وَالَّذِينَ آمَنُوا أَشَدُّ حُبًّا لِلَّهِ
 
“Por ata që besojnë e duan shumë më tepër Allahun.” 2:165
 
Dhe Allahu Te’ala në një ajet tjetër thotë:
 
إِنَّ الَّذِينَ هُمْ مِنْ خَشْيَةِ رَبِّهِمْ مُشْفِقُونَ
 
“Vërtet, ata të cilët ndaj madhërisë së Zotit të tyre kanë frikë.” 23:57
 
Dhe thotë Allahu Te’ala:
 
فَاسْتَجَبْنَا لَهُ وَوَهَبْنَا لَهُ يَحْيَىٰ وَأَصْلَحْنَا لَهُ زَوْجَهُ ۚ إِنَّهُمْ كَانُوا يُسَارِعُونَ فِي الْخَيْرَاتِ وَيَدْعُونَنَا رَغَبًا وَرَهَبًا ۖ وَكَانُوا لَنَا خَاشِعِينَ
 
“Ne iu përgjigjëm atij dhe i dhuruam Jahjain, duke ia bërë gruan të aftë (për lindje). Me të vërtetë, ata nxitonin për vepra të mira dhe Na luteshin, me shpresë e frikë dhe ishin të përulur ndaj Nesh.” 21:90

Shpërndaje: