Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kur lejohet përdorimi i pilulave kontraceptive?

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Fetua el-Akideh, fq. 772-773

 www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Kur është e lejueshme për gruan që të marrë pilula kontraceptive dhe kur është e ndaluar? A ka ndonjë argument të qartë dhe të kuptueshëm ose ndonjë thënie nga dijetarët për kufizimin e fëmijëve? A është e lejueshme për burrin të qes spermën jashtë organit të gruas gjatë marrëdhënieve intime pa ndonjë arsye?

Përgjigje: Muslimanët duhet të kenë pasardhës sa më shumë që të jetë e mundur sepse kjo është diçka që profeti ka urdhëruar, kur ai tha:

“Martohuni me virgjëreshat dhe me ato që mund të kenë fëmijë. Unë do të garojë me ju (që të kem më së shumti pasardhës).”

Pasardhës të shumtë do të thotë të jetë një umet islam i madh. Dhe një umet i madh islam do të thotë forcë. Allahu (te ala) ka thënë për bijtë e Izraelit:

وَأَمْدَدْنَاكُم بِأَمْوَالٍ وَبَنِينَ وَجَعَلْنَاكُمْ أَكْثَرَ نَفِيرًا

“Ju përforcuam me pasuri e me fëmijë dhe ju shtuam më së shumti.” 17:6

Shuajbi i tha popullit të vet:

وَاذْكُرُواْ إِذْ كُنتُمْ قَلِيلاً فَكَثَّرَكُمْ

“Kujtoni atëherë kur ishit të paktë në numër e Ai ju shumoi.” 7:86

Askush nuk mund ta mohojë se një umet i madh në numër është arsye për fuqinë dhe forcën e tij. Edhe pse ka të atillë që mendojnë gabimisht se një umet i madh shpie në varfëri dhe uri. Nëse umeti bëhet i madh në numër dhe mbështetet në Allahun (azze ue xhel) dhe besojnë në premtimin e Tij:

وَمَا مِن دَآبَّةٍ فِي الأَرْضِ إِلاَّ عَلَى اللّهِ رِزْقُهَا

“Nuk ka asnjë gjallesë në tokë që Allahu të mos ia ketë garantuar furnizimin e saj.” 11:6

Allahu do ta lehtësojë furnizimin e tyre dhe do t’i bëjë të pasur nga ana e Tij. Bazuar në këtë përgjigja bëhet e qartë. Kështu, një grua nuk duhet të përdor pilulat kontraceptive, përveç nëse plotësohen kushtet e mëposhtme:

Së pari: Që ajo të është në nevojë për to. Shembull për këtë është se ajo është sëmurë dhe nuk mund të mbetet me barrë çdo vit ose se ajo është e dobët apo ajo vuan nga disa probleme të tjera që e lëndojnë atë nëse ajo mbetet shtatzënë çdo vit.

E dyta: Që burri i saj ta lejon këtë gjë. Burri ka të drejtë të ketë fëmijë dhe pasardhës. Përveç kësaj, ajo duhet që së pari të konsultohet me mjekët për të ditur nëse pilulat kontraceptive janë të dëmshme për të ose jo.

Nëse këto dy kushte janë plotësuar, s’ka asnjë dëm në qoftë se ajo i merr ato. Megjithatë kjo nuk duhet të ndodhë gjatë gjithë kohës e që ajo të mos mbetet shtatzënë asnjë herë.

Sa për kufizimin e numrit të fëmijëve, kjo është në fakt e pamundur. Allahu është Ai që përcakton nëse një grua do të mbetet me barrë apo jo.

Nëse vendosni për një numër të caktuar të fëmijëve, është rrezik i madh që tu ndodhë diçka e keqe e t’i humbni të gjithë fëmijët – të gjithë pasardhësit. Kufizimi i fëmijëve nuk përmendet në fenë islame. Megjithatë, është e lejuar një gjë e tillë të jetë e përkohshme siç e kemi përmendur edhe më parë.

Ndërsa në lidhje me azlin – kur burri ejakulon jashtë organit gjenital të gruas gjatë marrëdhënieve intime pa ndonjë arsye, mendimi më i saktë i dijetarëve është se kjo është e lejueshme. Argument për këtë, është hadithi i Xhabirit (radija Allahu anhu):

“Ne e kishim zakon të bënim azël gjatë kohës kur Kurani shpallej.”

Do të thotë gjatë kohës së profetit . Në qoftë se kjo kishte qenë e ndaluar, Allahu do ta kishte ndaluar atë. Dijetarët thonë megjithatë se është e lejuar kjo për burrin vetëm nëse ajo është dakord me këtë. Kjo, për shkak se gruaja ka të drejtë të ketë fëmijë. Gjithashtu, marrëdhëniet seksuale të ndërpriten në këtë formë bën që kënaqësia e saj bie.

Kënaqësinë e gruas përmbushet vetëm pas ejakulimit të burrit brenda organit gjenital të saj.

Bazuar në këtë, – që marrëdhëniet seksuale të ndërprera pa lejen e saj të jenë shkak që kënaqësia e saj të ndërpritet dhe me këtë të reduktohet edhe kufizimi i fëmijëve; – ne konsiderojmë se për shkak të kësaj gjendjeje, ejakulimi brenda në organin gjenital të femrës të jetë si një kusht.”

Shpërndaje: