Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kur lexoj librat e hadithit, i harroj problemet e dunjasë

Alameh Mukbil bin Hadi el-Uadi’i (v. 1422)

Burimi: Es-Sahih el-Musnad fq. 9

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Në të vërtetë, unë – me mirësinë e Allahut – e dua librin e Zotit tim dhe sunnetin e bukur, sidomos Sahih el-Bukharin dhe Sahih el-Muslim. Për mua leximi i tyre është kënaqësia më e ëmbël në dunja.

Në të vërtetë, kur hap Sahih el-Bukharin dhe them: imam Bukhari (rahimehullah) ka thënë: na ka transmetuar Abdullah bin Jusuf i cili ka thënë: na ka transmetuar Malik…

Ose nëse hap Sahih Muslimin dhe them: imam Muslimi (rahimehullah) ka thënë: na ka transmetuar Jahja bin Jahja i cili ka thënë: i lexova Malikut..”, atëherë i harroj të tëra angazhimet dhe problemet e dunjasë.

Shpërndaje: