Is’hak bin Mensur El-Keusexh
Meseil-ul-Imam Ahmad bin Hanbel ue Is’hak bin Rahojah (1/223-226)
Përktheu: Valet Gashi
www.perlatmuslimane.com
501 – E pyeta Imam Ahmedin kur tregtia bëhet e ndaluar gjatë së premtes.
Imam Ahmed bin Hanbeli u përgjigj:
“O besimtarë, kur të thirreni për (të falur) namazin (e xhumasë) në ditën e premte, nxitoni për ta përmendur Allahun dhe pezulloni tregtinë! Kjo është shumë më e dobishme për ju, nëse e dini!” El-Xhumuah, 62:9
Pastaj e pyeta në lidhje se me cilin ezan ka të bëjë kjo?
Imam Ahmed bin Hanbeli u përgjigj: Kur të ketë hyrë koha e namazit. Megjithatë, kam frikë se ndalohet tregtia edhe nëse thirret ezani edhe pse koha nuk ka hyrë”.
Is’hak bin Rahojah tha: “Kur muezini thërret për namaz, bëhet e ndaluar tregtia edhe në qoftë se koha e namazit nuk ka hyrë.
512 – E pyeta imam Ahmedin kur duhet braktisur tregtinë gjatë ditë së xhuma.
Ai tha: Kur dielli të ketë kaluar zenitin.