Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kur ndalohet udhëtimi gjatë ditës së xhuma?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Ligjërata: Sherh Umdat-il-Fikh (13), min: 1.04.50

Burimi: http://alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/umdah%20Fiqh-26-10-1434.mp3

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Disa njerëz shkojnë jashtë qytetit (në piknik) para namazit të xhumasë. A e kanë obligim të kthehen dhe të prezantojnë në namazin e xhumasë?

Përgjigje: Atyre nuk i lejohet që të fillojnë udhëtimin pas thirrjes së ezanit të dytë. Ata duhet të qëndrojnë dhe të falen. Megjithatë, atyre u lejohet nëse udhëtimin e kanë filluar para thirrjes së ezanit të dytë. Por ata nuk duhet të braktisin namazin e xhumasë. Nëse namazi falet në ndonjë xhami në rrugë, ata duhet ta falin atë dhe shpërblehen për të.

Shpërndaje: