Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Burimi: http://www.binbaz.org.sa/mat/13088
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Kam hyrë në një xhami dhe me vete kisha një Mus’haf. Aty pashë Mus’hafa me një botim shumë të qartë, e ndërrova Mus’hafin tim me njërin nga aty që ishin në xhami. A kam pasur të drejtë (të lejuar) të veproj kështu, apo jo?”
Pergjigje: “Nuk i takon askujt të marr prej asaj që është vakëf në xhami, qoftë ai Mus’haf apo diçka tjetër, përveç nëse është dhënë për tu shpërndarë. Nëse është vendosur për tu shpërndarë, në këtë rast nuk ka gjë të keqe, për shembull: thotë Imami apo muezini: “Këto janë për tu shpërndarë”, në këtë rast nuk ka gjë të keqe. Por, nëse dikush ka lënë diçka vakëf për xhami në mënyrë që të përfitojnë të tjerët, nuk i takon askujt që të marr diçka, apo ta ndërrojë atë me ndonjë gjë tjetër.
Moderatori: “Me respekt! Sikur të përmendnim edhe arsyen!”
Përgjigje: “Arsyeja pse e them këtë është se ajo është vakëf për lexuesit brenda në xhami, dhe për atë që për lexuesin duhet të jetë ajo që është më e mira, gjë për të cilën edhe është lënë vakëf nga ai që e ka lënë. Prandaj, nuk merret diçka që është më e mirë dhe të lihet diçka që nuk është si ajo (e mirë), ngase më e mira duhet të mbetet për njerëzit e xhamisë (vakëf).”
Moderatori: “Dhe në mënyrë që mos të mbetet xhamia pa to?”
Përgjigje: “Po, gjithashtu në mënyrë që mos të mbetët xhamia bosh, gjithashtu në mënyrë që mos të keqpërdorët mirësia e atij që e ka lënë. Dikush mund të thotë: “Unë në vend të atij kam lënë Mus’hafin tim.” Qëllimi im është që xhamia mos të mbetët pa Mus’hafa me botim të mirë; ky është qëllimi.”