Imam Muhamed Nasirudin El-Albani (v. 1420)
Silsilat-ul-Huda uen-Nur (950)
Përktheu: Valdet Gashi www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Allahu -subhaneh- ka thënë:
”Kur të kërkoni prej tyre diçka, kërkojeni prapa perdes!” El-Ahzab, 33:53
A do të thotë kjo se gruas nuk i lejohet të flasë me një burrë siç ndodh sot? Apo ajo duhet ta veshë nikabin?
Përgjigje: Shumë dijetarë gabojnë kur e interpretojnë fjalën ”perde” në këtë ajet, duke e shpjeguar atë si ”xhilbab”. Kjo është gabim. Perdja në këtë kontekst i referohet një mbulesë pavarësisht nga materiali i saj – qoftë prej cope, druri, guri, muri apo diçkaje tjetër. Ajeti tregon shumë qartë se kur një burrë vjen dhe troket në derën e saj, asaj nuk i lejohet që të bëjë atë që shumë gra të këqija bëjnë kur shoku i burrit të saj, fqinji, bukëpjekësi apo kasapi troket në derë, ato e hapin derën dhe flasin lirshëm me të sikur të ishte vëllai apo babai i tyre. Zoti ynë -azze ue xhel- e ndaloi gruan të shfaqet dhe të flasë me një burrë pa pasur një perde midis tyre. Ky ajet pra nuk ka të bëjë me xhilbabin sepse ai është veshja që gruaja duhet të veshë kur del jashtë. Asaj nuk i lejohet që të del jashtë e veshur sikurse brenda. Brenda shtëpisë ajo mund të vishet më lirshëm, por është e qartë se nuk i lejohet të dalë jashtë pa xhilbab. Fakti që ajo është e veshur kështu kur ajo është në shtëpi, kështu që asaj nuk i lejohet që të fletë me burrin që troket në derë pa një perde midis tyre. Pra perdja në ajet nuk është xhilbab por një barrierë që ndan gruan nga burri i huaj.