Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kur njeriu vendoset në varrin e tij

Imam Ebu Daud Sulejman bin el-Ash’ath es-Sixhistani (v. 275)
Es-Sunen (4751)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

4751 – Muhammed bin Sulejman el-Anbari na tregoi: Abdul-Uehab bin A’ta el-Kheffaf Ebu Nasr na tregoi, nga Seid, nga Katadeh, nga Enes bin Malik i cili tha:

I dërguari i Allahut ﷺ hyri në kopshtin e palmave të fisit Benu el-Nexhar dhe dëgjoi një klithmë që e tronditi atë.

Ai tha ﷺ: ”Kush janë të varrosurit në këto varre?”

Sahabët thanë: ”Njerëz të kohës së xhahiljetit, o i dërguari i Allahut.”

Ai tha ﷺ: ”Kërkoni mbrojtje Allahut nga dënimi i varrit dhe nga sprova e Dexhallit!”

Ata thanë: ”Pse, o i dërguar i Allahut?”

Ai tha ﷺ: “Kur besimtari vendoset në varrin e tij, i vjen një engjëll dhe e pyet: ”Çfarë ke adhuruar?” Nëse Allahu e udhëzon, ai thotë: ”Unë e adhuroja Allahun.”

Engjëlli e pyet: ”Çfarë ke thënë për këtë njeri?”

Ai thotë: ”Ai është rob dhe i dërguar i Allahut.”

Dhe ai nuk do të pyetet më për asgjë tjetër. Atë e marrin dhe e dërgojnë në një shtëpi që ishte në zjarr dhe i thuhet: ”Kjo ishte shtëpia jote e cila ishte në zjarr por Allahu të ka mbrojtur dhe të ka mëshiruar dhe ta ka ndërruar atë me një shtëpi në xhenet.”

Ai thotë: ”Më lejoni të shkoj t’i tregoj familjes sime për këtë lajm të mirë.”

I thuhet: ”Qëndro këtu ku je.”

Ndërsa kur kafiri vendoset në varrin e tij, i vjen një engjëll dhe e qorton, pastaj e pyet: ”Çfarë ke adhuruar?”

Ai thotë: ”Nuk e di.”

I thuhet: ”Ti nuk e dije dhe nuk mësove.”

Ai pyetet: ”Çfarë ke thënë për këtë njeri?”

Ai thotë: ”Thoja atë që thonin njerëzit.”

Pastaj do të goditet mes veshëve me një çekan prej hekuri dhe do lëshojë një klithmë që do ta dëgjojnë të gjitha krijesat përveç xhinëve dhe njerëzve.”

Hadithi është i saktë sipas imam Albanit në “Sunen Ebi Daud (4751)”.

Shpërndaje: