Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kur nuk mjafton uji për gusël

Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)

Burimi: “Mukhtesarul-Fetaua el-Misrijjeh” (1/105)
Shkurtoi: Imam Bedrud-Din Muhamed bin Ali el-Hanbeli el-Ba’ilij (v. 777)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Nëse gruaja nuk ka ujë në mënyrë që të pastrohet, atëherë ajo duhet të marrë tejemum dhe të fal namazet në kohë. Ky është mendimi i shumicës së dijetarëve.

Medhëhebi i Shafiut thotë se, gruaja duhet të pastroj me ujë aq sa të mundet dhe të marrë tejemum për shkak se pjesën tjetër të trupit nuk ka mundur ta pastrojë.

Medhëhebi i Malikut dhe Ebu Hanifes thotë se ajo nuk duhet të marrë tejemum fare nëse ajo e ka pastruar shumicën e pjesëve të trupit. Por, nëse ajo e ka pastruar vetëm pakë nga trupi i saj, atëherë ajo duhet të marrë tejemum, por në këtë rast, ajo nuk është e detyruar që të pastrohet (nuk duhet që të pastrohet fare me ujë ngase ai pastrim nuk i mjafton asaj).

Atij që i mungon edhe uji edhe dheu, ai prapëseprapë duhet të falet në kohë. Ky është mendimi më i saktë. Dhe gjithnjë sipas mendimit të saktë personi i tillë nuk është i detyruar ta përsëris namazin pasi të ketë arritur tek njëra prej tyre (ujit ose dheut).

Shpërndaje: