Imam Shems-ud-Din Muhammed bin Ahmed edh-Dhehebi (v. 748)
Burimi: Sijar A´lam-in-Nubala (5/275-276)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Handhalah bin Ebi Sufjani tha:
“E vëreja se si Tavusi ikte kur vinte Katade. Ai akuzohej të ketë besimin e Kaderive.”
Aban el-Attar ka thënë:
“Jahja bin Ebi Kethir u përmend tek Katade ndërsa ai tha: “Që, kur ka qenë dituria tek peshkatarët?” Kur Katade u përmend tek Jahja ai thoshte: “Banorët e Basras do të jenë në gjendje të keqe përderisa Katade jeton në mesin e tyre.”
Të gjitha refuzimet ndaj njëri-tjetri mes dijetarëve bashkëkohanik duhet të injorohen dhe të mos transmetohen. Por nëse ato përmenden, atëherë dijetari i hadithit duhet ta vështrojë mirë atë; në qoftë se ai e sheh se ajo përmendet nga anë të tjera, ai e pranon atë, dhe nëse nuk gjen kritikë tjetër, ai e injoron atë1.
_____________________________________
Shih: https://www.perlatmuslimane.com/kur-pranohen-refuzimet-mes-dijetareve-bashkekohanike-1/