Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Burimi: Fataua Xhudah (20 A)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: ”Cili është rregulli i paralajmërimit mes bashkëkohanikëve kundër njëri-tjetrit?”
Përgjigje: ”Duhet shikuar nëse personi e kritikon tjetrin nga armiqësia personale apo jo. Nëse është e para nuk i pranohet kritika. Në është e dyta atëherë i pranohet. Të dy rastet duhet të studiohen veçmas. Disa nga rastet duhet të merren në konsiderim me përdorimin e argumenteve të forta. Shembull i kësaj janë kur dy dijetarë jetojnë në të njëjtën kohë dhe në të njëjtin qytet. Ekziston mundesia më e madhe që të ketë rivalitet mes tyre se sa midis dy dijetarëve bashkëkohorë që jetojnë larg nga njëri-tjetri. Kjo nënkupton se çështja kërkon përpjekje (ixhtihad).
Një shembull tjetër është nëse një imam vie më vonë dhe kritikon atë të cilin e kishte kritikuar bashkëkohaniku. Kjo forcon më tej se kritika nuk ka lidhje me atë se ata dy kanë jetuar në të njejtën kohë, por se ai që e kritikon posedon diçka për shkak së cilës kritikon me të drejtë. Kjo dëshmohet edhe më tej, kur dijetarët e hadithit me kalimin e viteve e pasojnë çështjen dhe e mbështesin kritikën. Kjo forcon atë se kritika nuk ishte për shkak se ata të dy kanë jetuar në të njëjtën kohë pasi që ka nga ata që jetuan pas tyre.
Një shembull shumë i qartë është konsensusi i dijetarëve se Imam Ebu Hanife (rahimehullah) është i dobët (në transmetim të hadithit), pa marrë parasysh ata që kanë jetuar në të njëjtën kohë të Ebu Hanifes apo jo. Konsensusi i tyre lidhur me dobësinë e Ebu Hanifës tregon se nuk ka gjasa që ai u kritikua vetëm për shkak se ata jetonin në të njejtën kohë. Sepse nuk janë vetëm bashkëkohanikët e tij, si Sufjan eth-Theuri dhe të tjerë të cilët e kanë kritikuar atë.
Si përmbledhje, parimi duhet të studiohet me kujdes dhe konsiderohet përgjatë asaj që mbështetet nga argumentet.