Shejkh Sulejman Er-Ruhejli
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatuslimane.com
Po filloj me një pyetje që ma bëri një prej vëllezërve dhe pashë se është e dobishme t’i përgjigjem me një përgjigje të përgjithshme.
Pyetja është: Kur është koha kur lutja e agjëruesit që nuk refuzohet?
Them: Është vërtetuar nga i dërguari i Allahut ﷺ se agjëruesi ka një lutje që nuk i refuzohet.1
Në disa transmetime të dobëta thuhet:
“Derisa agjëruesi të bëjë iftar.”
Dhe në disa transmetime të tjera po ashtu të dobëta thuhet:
“Në momentin kur bën iftar.”
Dhe në disa transmetime të tjera po ashtu të dobëta thuhet:
“Gjatë iftarit të tij.”
Më e forta nga këto transmetime të dobëta është ky:
“Derisa të bëjë iftar.”
Andaj lutja e agjëruesit që nuk refuzohet është kur është agjërueshëm nga agimi deri në perëndim të diellit. Kjo nuk është e veçantë vetëm gjatë kohës kur perëndon dielli siç mendojnë disa njerëz. Kjo vlen pas sabahut, gjatë duhasë, pas drekës, pas ikindisë (në çdo kohë). Nuk ka dyshim se fundi i veprës ka një vlerë të veçantë në lutje, ashtu si në namaz. Kur robi jep mundin e tij dhe lodhet derisa arrin në fund, fundi ka një vlerë të veçantë në lutje.
Prandaj është mirë që agjëruesi të lutet në fund të kohës së agjërimit. Por nuk duhet ta kufizojë lutjen vetëm në këtë kohë. Të bëjë lutje të përgjithshme dhe lutje të veçanta. Dhe të shtojë lutjet për umetin, për udhëheqësit dhe për dijetarët, të lutet për veten e tij, për familjen e tij dhe për prindërit e tij për çdo të mirë.
- I dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
Tre lutje nuk refuzohen:
- Lutja e prijësit të drejtë,
- Lutja e agjëruesit deri sa të bëjë iftar,
- Lutja e atij që i është bërë padrejtësi…”
Transmeton Ibn Maxheh (1752), Ahmedi (8030) dhe Tirmidhi (3598).