Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Ligjërata: Lika Ramadani Maftuh 13/9-1437
Burimi: http://alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/Assalamah%20Liqo%20%2019%20-9%20-%201437.mp3
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Kur pranohet lutja në ditën e xhuma?
Përgjigje: Allahu e ka fshehur këtë kohë. Prandaj, muslimani duhet kujdesur për t’u lutur të premteve. Ai që e bën këtë do të hasë atë kohë, sepse ajo është e fshehur. Është thënë se kjo është në fillim të ditës. Është thënë se është në fund të ditës. Është thënë se është kur imam hyn në xhami dhe ulet në minber derisa të përfundojë namazi. Është thënë se ajo është e gjatë orës së fundit të së premtës. Ky është mendimi më gjithëpërfshirës, përkatësisht është pak para perëndimit të diellit.