Imam Jahja bin Sheraf en-Nevevi
Burimi: Sherhu Sahih Muslim (11/151-154)
Darul Kutubil Ilmijjeh, 1421/2001
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Transmeton Aishja se ka thënë:
”I dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem ia priste dorën hajdutit (duke filluar) nga çereku i një dinari e sipër.”
Ndërsa në një transmetim tjetër i dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
”Nuk prehet dora e hajdutit vetëm se për një çerek dinari e sipër.”
Dijetarët kanë rënë në ixhma (konsensus) për sa i përket prerjes së dorës së hajdutit dhe kanë rënë në kundërshtim në lidhje me kushtëzimin e pikënisjes dhe sasinë.
Dhahiritë kanë thënë: ”Nuk kushtëzohet pikënisja porse i prehet dora në sasinë e vogël dhe të madhe. Të njëjtin mendim e ka edhe Ibnu Bint Esh-Shafi`ij i cili është nga kolegët tanë (të medh`hebit Shafi`ij). Të njëjtin mendim e ka transmetuar edhe El-Kadij Ij-jad nga El-Hasen El-Besrij, nga Hauarixhët dhe nga Dhahiritë.
Janë argumentuar nga me përgjithshmërinë e fjalës së Allahut të Lartësuar ku ka thënë:
وَالسَّارِقُ وَالسَّارِقَةُ فَاقْطَعُواْ أَيْدِيَهُمَا
”Vjedhësit dhe vjedhëses ua pritni duart…”
Ndërsa shumica e dijetarëve kanë thënë: ”Nuk i prehet vetëm se nga një pikënisje (e caktuar) duke u bazuar në këto hadithe të sakta.
Më pas ata ranë në kundërshtim në pikënisjen e caktuar, për shkak të së cilës të prehet dora.
Shafiu ka thënë: ”Pikënisja e caktuar është çereku i një dinari prej floriri ose vlera ediçkaje që arrin çerekun e dinarit, pavarësisht nëse vlera e saj është tri dirhem apo më shumë apo më pak. Nuk prehet dora në më pak se kaq, dhe këtë mendim e kanë shumë dijetarë ose shumica e tyre. Këtë mendim kanë Aishja, Umer Ibn Abdul Aziz, Euzaiu, Lejthi, Ebi Theuri, Is`haku dhe të tjerë përveç tyre. E njëjta është transmetuar edhe nga Daudi.
Ka thënë Maliku, Ahmedi dhe Is`haku në një transmetim tjetër: ”Prehet (dora) në çerekun e dinarit ose në tri dirhem ose në diçka që e ka vlerën e njërës prej këtyre te dyjave dhe nuk prehet (dora) nëse është më pak se kaq.”
Sulejman Ibn Jesar, Ibn Shibrimeh, Ibn Ebi Ja`la dhe El-Hasen El-Barsi në një nga transmetimet e tij: ”Nuk prehet (dora) vetëm se në pesë dirhem.”
Ky mendim transmetohet edhe nga Umer Ibn Khat-tab.
Ka thënë Ebu Hanifja dhe pasuesit e tij: ”Nuk prehet dora vetëm se në dhjetë dirhem ose në një vlerë të ngjashme me to.”
Mendimi i saktë është ai i cili ka thënë Shafiu të cilin (mendim) e kanë thënë dhe të tjerët, për shkak se Profeti salAllahu alehi ue selem e sqaroi pikënisjen e caktuar rreth kësaj çështje në hadithet e përmendura, duke e thënë se është çereku i një dinarit.
Ndërsa sa i përket pikënisjeve të tjera, ato refuzohen të gjitha sepse ato janë të pabaza dhe kundërshtojnë këto hadithe të qarta.