Kur quhet udhëtim?

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Lika el-Bab el-Maftuh (1 B)

Përgatiti: www.perlat-muslimane.com

Lidhur me distancën e udhëtimit, unë nuk kam gjetur asnjë dëshmi konkrete për të. Shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijeh (rahimehullah) ka thënë se i Dërguari salAllahu alejhi ue selem nuk ka caktuar ndonjë distancë për udhëtimin. Në atë kohë nuk kishte rrugëmatës për të llogaritur distancat në kilometra. Dijetarët të cilët caktuan distancën e udhëtimit me bërryla, milje… nuk kanë argumente. Pataj ata përdorën nga njësitë sikurse bërrylli, pëllëmba, gishti, qime kali. Kjo do të thotë se në qoftë se kam ardhur këtu dhe shoku im i udhëtimit është një bërryl para meje, ai është udhëtar ndërsa unë jo. Kush thotë kështu?

Prandaj mendimi më i saktë për definicionin e një udhëtimi është ajo që njerëzit e quajnë ”udhëtim”, dhe që udhëtojnë atje. Ky është një udhëtim. Asgjë tjetër nuk është udhëtim.