Alameh Mukbil bin Hadi el-Uadi’i (v. 1422)
Burimi: https://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=143521
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A thuhet fraza “es-salatu khajrun minen-neum (namazi është më i mirë se gjumi)” në ezanin e parë apo në të dytin?
Përgjigje: Nuk është transmetuar që të thuhet në ezanin e dytë. Hadithet që tregojnë se ajo lexohet në ezanin e parë janë transmetuar nga transmetues të panjohur por këto transmetime forcohen dhe mund të konsiderohen si argument. Është transmetuar me një zinxhir të mirë transmetimi nga Ibn Umeri se ajo lexohet në ezanin e parë. Kur të gjitha këto rrugë transmetimesh mblidhen hadithi mund të përbëjë argument.
Sa i përket ezanit të dytë, nuk ka ndonjë argument për këtë. Argumentet e tyre janë vetëm thënie të përgjithshme.