Imam Muhamed Nasirudin El-Albani (v. 1420)
Burimi: www.al-albany.com
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Shejkhu: Po, urdhëro!
Pyetësi: Es-selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu.
Shejkhu: Ue alejkum selam ue rahmetullahi ue berekatuhu ue magfiratuhu.
Pyetësi: Shpresoj të jeni mirë, in sha’a Allah, o shejkh.
Shejkhu: Elhamdulilah, jam mirë.
Pyetësi: Allahu të ruajt!
Shejkhu: Allahu të ruajt!
Pyetësi: O shejkh, po ju telefonoj nga Kanadaja.
Shejkhu: Po.
Pyetësi: Kemi një vëlla këtu që e fal namazin e jacisë në një xhami të pakistanëve, natyrisht ata ndjekin medhhebin e tyre.
Shejkhu: Po.
Pyetësi: Për shembull ata e falin sabahun në orën 4 të mëngjesit.
Shejkhu: Po.
Pyetësi: Koha e namazit hyn në orën 4, ndërsa ata e vonojnë faljen deri afërsisht 45 minuta para lindjes së diellit.
Shejkhu: Po.
Pyetësi: Ai pyet nëse duhet të falet kur të hyjnë koha e namazit, në ora 4 të mëngjesit apo t’i presë ata në mënyrë që të falet me xhemat, d.m.th. 45 minuta para lindjes së diellit që është afër fillimit të ditës.
Shejkhu: Do të thotë nëse falet në orën 4, ti dëshiron…
Pyetësi: A duhet të falet me xhemat?
Shejkhu: Dëshiron të thuash…
Pyetësi: Dhe ata e shtyjnë faljen e sabahut.
Shejkhu: Dëgjo, o shejkh, Allahu të udhëzoftë!
Pyetësi: Amin.
Shejkhu: Dëshiron të thuash që ai ta fal vetë namazin në orën 4?
Pyetësi: Po, në shtëpinë e tij.
Shejkhu: Jo, ai duhet të falet me xhematin edhe nëse ata vonohen përderisa dielli nuk ka lindur ende.
Pyetësi: Po, në xhami ata falien me xhemat…
Shejkhu: Mos i përsërit fjalët e tua.
Pyetësi: Po.
Shejkhu: Mos i përsërit fjalët e tua, a më kuptove?
Pyetësi: Nuk i kuptova mirë.
Shejkhu: Pse atëherë po përsërit fjalët e tua dhe nuk thua që nuk më kuptove? Po të them, ai falet me xhemat edhe nëse ata e vonojnë namazi, e nuk falet vetë.
Pyetësi: Kështu i këshillova edhe unë.
Shejkhu: S’mund të bëhet asnjë lëvizje dhe nuk ka fuqi për asgjë veçse me ndihmën e Allahut.
Pyetësi: Allahu të shpërbleftë me të mira, o shejkh.