Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kur zbatohet dënimi për zina?

Imam Ibn Kudameh el-Makdisi
Burimi: El-Mugni (12/354-355)
Dar ´Alam-il-Kutub, 1419/1999
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Nuk obligohet dënimi vetëm nëse plotësohet një nga dy kushtet: ”Aprovimi” dhe ”Dëshmia”.

Nëse ajo (zinaja) vërtetohet me aprovim, atëherë ky aprovim merret në konsideratë vetëm pas katër aprovimeve.

Këtë e mendim e kanë thënë, El-Hakem, Ibn Ebi Lejla dhe Hanefitë.

Ndërsa El-Hasen (El-Basri), Ham-madi, Maliku, Shafiu, Ebu Theur, Ibn El-Mundhir janë të mendimit që mjafton që të aprovohet një herë të vetme dhe zbatohet (mbi personin) dënimi, duke u argumentuar në fjalën e profetit salAllahu alejhi ue selem:

”Shko o Unejs tek ajo grua, nëse ajo e aprovon (se ka bërë zina) gurëzoje.”

Nëse aprovohet një herë, kjo quhet aprovim dhe me anë të atij aprovimi obligohet ndëshkimi i saj.

U gurëzua edhe El-Xhuhenij-jeh, e cila e aprovoj vetëm një herë.

Umeri ka thënë: ”Gurëzimi është i vërtetë dhe obligim mbi çdo kënd i cili bën zina dhe është i martuar, nëse është vërtetuar dëshmia, apo është shtatzënë apo e aprovon. Ai (gurëzimi) është i vërtetë, merret dënimi edhe nëse aprovohet vetëm një herë, ashtu sikurse të gjitha ligjet e tjera.”

Ne pasojmë atë që e ka përcjellur Ebu Hurejra i cili ka thënë:

”Erdhi një burrë tek i dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem kur ai ishte në xhami dhe i tha:
”O i dërguari i Allahut, unë kam bërë zina.” Profeti ia ktheu shpinën atij, por ai i doli përpara dhe i tha: ”O i dërguari i Allahut, unë kam bërë zina.” Profeti ia ktheu përsëri shpinën, deri sa burri e tha këtë gjë katër herë.

Kur ai dëshmoi ndaj vetvetes së tij katër herë, e thirri i dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem dhe i tha: “A mos je gjë i çmendur?”

Ai tha: ”Jo.”

Pastaj i tha: ”A je i martuar?”

”Ai u përgjigj: ”Po.”

Atëherë i dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem tha: ”Gurëzojeni atë.”

Nëse do të obligohej dënimi me një aprovim, i dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem nuk do t`ia kthente atij shpinën sepse nuk është e lejuar lënia e dënimit që Allahu e ka obliguar.

Transmetohet nga Ebu Berzete El-Eslemij se Ebu Bekr Es-Sid-dijk i ka thënë atij në prezencë të profetit salAllahu alejhi ue selem:
Po ta kishe aprovuar katër herë, do të kishte gurëzuar i dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem.

Kjo thënie dëshmon për dy gjëra.

E para; Profeti salAllahu alejhi ue selem ia aprovoi atij këtë gjë dhe nuk ia refuzoi, gjë e cila tregon se fjala e tij (Ebu Bekrit) ishte në të njëjtën gradë sikur fjala e Tij (profetit), sepse Ai nuk i aprovon gjërat e gabuara.

E dyta; Ai (Ebu Bekri) e dinte këtë (që tha) nga gjykimi i profetit salAllahu alejhi ue selem, në të kundërtën, ai nuk do të kishte giximin që të thonte diçka të tillë para Tij (salAllahu alejhi ue selem!).

Sa i përket hadithit të tyre, fjala ”aprovim” është fjalë rrënjësore e cila përdoret edhe për (mënyrën) shumës edhe për njëjës. Ndërsa hadithi i jonë e shpjegon atë dhe e shpjegon se aprovimi me anë të së cilit dënohet njeriu, duhet të jenë katër aprovime.

Është e njëjtë se a ka ndodhur (aprovimi) në një tubim apo në katër tubime.

Ka thënë El-Ethram: Kam dëgjuar Ebu Abdullahin duke u pyetur për atë që ka bërë zina, e përsërit katër herë? Ai tha: Po, argument është hadithi i Maizit, i cili (Maizi) është më i saktë.

I thashë atij: Në një tubim të vetëm apo në disa tubime? Tha: Hadithet tregojnë se në një tubim. Ndërsa hadithi që transmetohet nga Beshijr Ibn Muhaxhir, e ky nga Abdullah Ibn Burajde, e ky nga babai i tij, atij (Beshijrit) nuk i pranohen hadithet tek unë.

Ebu Hanife ka thënë: Dënimi zbatohet vetëm pas katër aprovimesh në katër tubime sepse Maizi e aprovoj këtë në katër tubime. Ne besojmë se hadithi i saktë tregon se ai e aprovoi atë katër herë në një tubim. Ne e kemi cekur hadithin.

Në mënyrë që aprovimi të llogaritet në maksimumin e saktësisë, duhet që të tregohet në mënyrë të saktë vepra, në mënyrë që të largohen të gjitha paqartësitë, sepse fjala ”zina” përdoret edhe në vepra të tjera për të cilat nuk obligohet ndëshkimi.

Transmeton Ibn Abbasi se profeti salAllahu alejhi ue selem i tha Ma’izit: Ndoshta e puthe ose e përqafove ose e shikove?”

Ai tha: ”Jo.”

Ai i tha: ”A bërë marrëdhënie intime me të?”

Ai tha: ”Po.”

Pastaj urdhëroi që ai të gurëzohet.” 

Transmeton Bukhari.

Nëse njeriu e pranon se ai ka bërë zina me një grua dhe ajo e mohon këtë gjë, dënohet vetëm ai dhe jo ajo, këtë mendim e ka Shafiu.

Ebu Hanife dhe Ebu Jusuf kanë thënë: ”As ai nuk duhet të dënohet sepse ne e besuam atë (gruan) e cila e mohon të ketë bërë zina, gjë e cila tregon se ai gjykohet me gënjeshtër.”

Argument për ne është ajo çfarë ka transmetuar Ebu Daudi me zinxhirin e tij nga Sehl Ibn Sad Es-Sa`idij nga profeti salAllahu alejhi ue selem se i erdhi një burrë dhe e pranoi përpara Tij se ka bërë zina me një grua dhe i tregoi edhe emrin e saj. I dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem dërgoi dikënd që ta thërrasin, dhe e pyeti atë për këtë gjë, dhe ajo e mohoi që të ketë bërë zina. Për këtë shkak ai u ndëshkua duke u goditur me kamxhik ndërsa ajo u la të shkojë.

Pasi mungesa e aprovimit të saj (për veten e saj), nuk e anullon aprovimin e tij (për veten e tij).

E njëjta gjë vlen edhe në qoftë se ajo do të kishte heshtur apo nuk do të ishte pyetur sepse forma e përgjithshme e lajmit tregon se është obligim zbatimi i dënimit mbi të për shkak të aprovimit që ai vetë bëri, dhe kjo është edhe fjala e Umerit: ”Nëse ështështatzëne apo e aprovon.”

Ndërsa fjala e tyre ”Ne i besojmë asaj dhe mohimit të saj.” kjo nuk është e saktë, pasi ne nuk e gjykojmë besueshmërinë e saj. Arsyeja që nuk e besojmë se ajo duhet të dënohet, është për shkakun që mungon ajo e cila kërkohet, gjë e cila është ose ”aprovimi” ose ”dëshmia” dhe jo besueshmëria.

Nëse këto vërtetohen, atëherë vlen i njëjti lloj i ”aprovimit” për të lirin, robin, të pa martuarin dhe të martuarin. Kjo është për shkak se ”aprovimi” është një nga argumentet e zinasë dhe në të, janë të gjithë të barabartë sikurse edhe tek ”dëshmia”.

Shpërndaje: