“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

Kurani dëshmon mosbesimin e Rafidave (1)

Imam Ali bin Sultan el-Kari el-Hanefi (v. 1014)

Burimi: Shemmul-Auarid fi Dhemmirr-Rrauafid, fq. 53-57

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Nëse pyetesh se, a ekziston ndonjë argument i Sheriatit Islam se Rafidat janë jobesimtarë?

Përgjigja është, po. Ne kemi argument nga Kurani se Rafidat janë jobesimtarë. Thotë Allahu Te’ala:

مُّحَمَّدٌ رَّسُولُ اللَّهِ وَالَّذِينَ مَعَهُ أَشِدَّاء عَلَى الْكُفَّارِ رُحَمَاء بَيْنَهُمْ تَرَاهُمْ رُكَّعًا سُجَّدًا يَبْتَغُونَ فَضْلًا مِّنَ اللَّهِ وَرِضْوَانًا سِيمَاهُمْ فِي وُجُوهِهِم مِّنْ أَثَرِ السُّجُودِ ذَلِكَ مَثَلُهُمْ فِي التَّوْرَاةِ وَمَثَلُهُمْ فِي الْإِنجِيلِ كَزَرْعٍ أَخْرَجَ شَطْأَهُ فَآزَرَهُ فَاسْتَغْلَظَ فَاسْتَوَى عَلَى سُوقِهِ يُعْجِبُ الزُّرَّاعَ لِيَغِيظَ بِهِمُ الْكُفَّارَ وَعَدَ اللَّهُ الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ مِنْهُم مَّغْفِرَةً وَأَجْرًا عَظِيمًا

“Muhammedi është i dërguari i Allahut dhe ata që janë me të janë të ashpër ndaj jobesimtarëve dhe të mëshirshëm ndërmjet veti. I sheh ata duke u përkulur (në ruku) dhe duke rënë me fytyrë në tokë (në sexhde), duke kërkuar begati nga Allahu dhe kënaqësinë e Tij. Shenja e tyre (e besimit të tyre) është në fytyrat e tyre nga gjurmët e sexhdes (gjatë faljes). Ky është përshkrimi i tyre në Teurat, ndërsa shembulli i tyre në Inxhil përshkruhet si një farë (e mbjellë) e cila lëshon filizin, pastaj e forcon atë dhe ai pastaj qëndron vetë në trungun e vet duke i mahnitur mbjellësit, që Ai t’i tërbojë mosbesimtarët me anë të tyre. Për ata midis tyre që besojnë dhe kryejnë vepra të mira, Allahu ka premtuar falje dhe shpërblim të madh.” 48:29

Ky ajet Kuranor sugjeron në jobesimin e Rafidave, nga dy këndvështrime:

Këndvështrimi i parë: Allahu Subhanehu ue Te’ala tregon se profeti salAllahu alejhi ue selem, sahabët, pasuesit dhe të dashurit e tij, përmenden në Librat e shpallura tek profetët e mëhershëm, në Teurat dhe Inxhil duke i shëmbëllyer ata me shembuj adekuat. Pastaj, Ai u premtoi atyre falje dhe shpërblim të madh në jetën e ardhshme për shkak të të gjitha sprovave dhe vështirësive që ata kanë përjetuar vetëm e vetëm se ata e donin Allahun dhe pasonin Profetin salAllahu alejhi ue selem në jetën e kësaj bote.

Prandaj ai që i urren sahabet është më i keq se sa jahuditë dhe të krishterët, të cilët thonë se njerëzit më të mirë janë pasuesit e Musait alejhis-selam respektivisht të Isait alejhis-selam (v.p.: ndërsa Rafidat i fyejnë dhe i konsiderojnë jobesimtarë njerëzit më të afërt të Muhammedit salAllahu alejhi ue selem). Nuk ka asnjë dyshim se katër halifet ishin prej atyre më të hershmëve që kishin emigruar. Allahu Te’Ala ka thënë rreth tyre:

وَالسَّابِقُونَ الأَوَّلُونَ مِنَ الْمُهَاجِرِينَ وَالأَنصَارِ وَالَّذِينَ اتَّبَعُوهُم بِإِحْسَانٍ رَّضِيَ اللّهُ عَنْهُمْ وَرَضُواْ عَنْهُ

“Sa u përket besimtarëve të parë, prej Muhaxhirëve dhe Ensarëve, Allahu është i kënaqur me ata dhe me të gjithë të tjerët që i pasuan me vendosmëri e përkushtim në besim; edhe ata janë të kënaqur me Atë.” 9:100

Dhe thotë Allahu:

وَعَدَ اللَّهُ الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ مِنْهُم مَّغْفِرَةً وَأَجْرًا عَظِيمًا

“Për ata midis tyre që besojnë dhe kryejnë vepra të mira, Allahu ka premtuar falje dhe shpërblim të madh.” 48:29

Këndvështrimi i dytë: Allahu Te’ala ka thënë:

يَوْمَ لَا يُخْزِي اللَّهُ النَّبِيَّ وَالَّذِينَ آمَنُوا مَعَهُ

“Ditën, kur Allahu nuk do ta turpërojë profetin dhe ata që besuan bashkë me atë.”66:8

– Dijetarët e interpretojnë duke thënë se, është fjala për Ebu Bekr es-Siddikun radijAllahu anhu, i cili e shoqëroi profetin salAllahu alejhi ue selem në çdo rast, si në Meke, ashtu edhe në shpellë dhe në të gjitha udhëtimet e tjera derisa edhe u varros pranë tij. Në mënyrë të ngjashme, ai do ta shoqëroj atë edhe në Xhenet me lejen e Allahut.

– Allahu Te’ala, në ajetin e parë që e cekëm, ndër tjerash tha: “… janë të ashpër ndaj jobesimtarëve …” –Dijetarët islam, në lidhje me këtë e thonë se, është fjala për Umer bin Hatabin el-Farukun radijAllahu anhu i cili i ka kushtuar rëndësi të veçantë dallueshmërisë ndërmjet të gabuarës dhe të saktës. Ai është përmendur qartë në Kuran (por jo me emër), kur ai e vrau mynafikun i cili nuk u kënaq me gjykimin e profetit salAllahu alejhi ue selem ndaj jehudive të asaj kohe.

– Po në atë ajet, Allahu Te’ala në vazhdim tha: “… e të mëshirshëm midis tyre.” –Dijetarët islam, në lidhje me këtë pjesë të ajetit, thonë se për qëllim është Uthman bin Affan radijAllahu anhu ndaj të cilit u turpëruan engjëjt e Allahut dhe i cili ishte i martuar me dy bijat e profetit salAllahu alejhi ue selem.

– Në vazhdim të ajetit, Allahu Te’ala ka thënë: “I sheh ata si përkulen dhe bien në sexhde …” –Dijetarët islam, në lidhje me këtë pjesë të ajetit thonë se, është për qëllim Ali bin Ebi Talib radijallahu anhu, djali i axhës së profetit salAllahu alejhi ue selem, kushëriri dhe burri i Fatimes pikërisht për shkak se ai ishte i njohur për rukutë dhe sexhdet e tij të shumta dhe përqendrimin e tij të shumtë gjatë namazit.

Mirëpo, të gjitha këto cilësi të këtyre sahabëve janë përdorur në shumës për të treguar për vlerën e veçorive të tyre.

Kur jemi tek fjala e Allahut: “… janë të ashpër ndaj jobesimtarëve …” – kjo na bën të kuptojmë se Umeri radijAllahu anhu ishte i rreptë ndaj kufarëve të kohëve të hershme dhe po ashtu të atyre të mëvonshme. Urrejtja e padrejtë e Rafidave ndaj Umerit është aq e qartë sa që refuzohet vetëm nga kokëforti dhe arroganti. Çfarë e forcon këtë edhe me shumë, janë fjalët e Allahut në ajetin e parë ku thotë: “…me qëllim që, nëpërmjet tyre, Ai t’i zemërojë mohuesit.”

Kjo pjesë e ajetit, vlen edhe për të gjithë të tjerët mëkatarë e jo vetëm për Rafidat.”

Shpërndaje: