Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kurani libër unik

Imam Ibn Kethir ed-Dimeshkij (v. 774)
Tefsir el-Kuran el-Adhim (2/545)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Allahu -azze ue xhel- ka thënë:

Nëse ata thonë: “Ai (Muhamedi) e ka trilluar atë (Kuranin)”, thuaju: “Atëherë, sillni një sure të ngjashme me të dhe thirrni (në ndihmë) kë të mundeni përveç Allahut, nëse thoni të vërtetën.” Junus, 10:38

Kjo dëshmon sesa mrekullibërës është Kurani kur njeriu nuk është në gjendje të bëjë një Kuran të ngjashëm, dhjetë sure të ngjashme apo edhe një ajet. Elokuenca, retorika, koncizi, ëmbëlsia dhe përmbajtja e kuptimeve madhështore që sjellin dobi në të dy jetët dëshmon se ai nuk buron nga askush tjetër përveç Allahut, esenca, cilësitë, veprimet dhe fjalët e të Cilit nuk i ngjasojnë askujt.

Prandaj Allahu tha -te ala- tha:

“Ky Kuran nuk është i tillë që të mund të bëhej prej dikujt tjetër veç Allahut.” Junus, 10:37

Do të thotë ky Kuran mund të jetë vetëm nga Allahu dhe është i ndryshëm nga të folurit e njerëzve.

Shpërndaje: