Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kurani nuk duhet të varet në piktura

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/eg–07041434.mp3

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “A është e lejuar për të varur piktura me ajete kuranore?”

Përgjigje: “Me aq sa unë e di kjo nuk i përket praktikës së Selefëve. Ata nuk varnin piktura rrugëve, në mure apo në shtëpi. Nuk njihet që këtë veprim ta kenë bërë ata ndonjëherë. Edhe më e keqe është atëherë kur ato varen nëpër xhamia, gjë e cila bën që njerëzve t’ua tërheqin shikimet gjatë namazit.

Ajetet kuranore nuk duhet të varen nëpër mure. Nuk duhet të varet në trup apo në kafshë, në makina ose në mure. Muslimani duhet ta mbaj larg Kuranin nga përdorimi i tillë. Kurani duhet të ruhet në zemra e në Mus’haf dhe në vepra.”

Shpërndaje: