Imam Salih bin Feuzan el-Fauzan
Ligjërata: Sherh Ighathat-il-Lahfan (14)
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/ighastah-29-12-1434_0.mp3
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Imam Ibn-ul-Kajim (rahimahullah) ka thënë:
“Atë që Allahu (Te ala) i jep që ta kuptoj Kuranin, do të sheh më të të vërtetën dhe të kotën nga zemra e tij, sikurse ai e sheh ditën dhe natën. Ai do të kuptojë se të gjitha librat e shkruara nga njerëzit, mendimet dhe mënyrat e të menduarit, nuk ka besueshmëri në to, sepse ato nuk janë gjë tjetër pos mendime dhe pasimeve të verbëra, hamendjeve të rreme, të cilat nuk mund të ndikojnë në të vërtetën fare, dhe to të dallojë çështjet e sakta që nuk i sjellin dobi zemrës fare, ose dituritë korrekte të cilat janë arritur duke bërë disa lakesa ndërsa ato nuk janë aq të dobishme. Ato me të vërtetë janë si një mish i terur i devesë mbi një mal të lartë që as nuk është lehtë për tu ngjitur në të apo i yndyrshëm për ta arritur atë.” 1
Xhehmitë, Mutezilitë dhe Esharitë i kanë bazuar besimet e tyre në të ashtuquajturën argument logjik. Ata e quajnë ata logjikë. Ata kanë introdukcione, rezultate dhe skolastikë. Ata thonë se kjo është një dije e prerë (Kat’i). Ndërsa në lidhje me Kuranin, ata thonë se ai përbën argument Dhanni (jo të prerë), sepse është dëgjuar. Ata pra bëjnë dallimin në mes argumentit logjik dhe argumentit që është dëgjuar. Sipas tyre, ajo që është e dukshme është e pranueshme, ndërsa argumenti logjik është në formën e logjikës dhe argumentimit dhe është bindës. Kjo është e kundërta! Është Kurani më bindës dhe argument i prerë. Këto janë argumentime dhe skolastikë që janë supozime dhe në shumë raste janë të pasakta. Nuk ka asnjë të mirë në ta. Allahu na ka dhënë mjaft në Kuranin Fisnik në mënyrë që të mos mirremi me ta.
1 Ighathat-ul-Lahfan (1/35).