Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kurban për sy e faqe apo për Allahun?

Alameh Muhamed bin Muhamed El-Fasi – i njohur si Ibn-ul-Haxh El-Meliki (v. 737)
El-Medkhal (1/284)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Nëse e pyet një të varfër nga Afrika e Veriut se përse e merr përsipër therjen e kurbanit për Kurban Bajram ndonëse nuk është i detyruar ta bëjë këtë.

Ai përgjigjet: “Është turp që fqinjët, familjarët dhe të afërmit të thonë: ’filani nuk ka therë kurban’.”

Si pasojë ky adhurim ndotet – si në kryerjen ashtu edhe në lënien e tij merret parasysh ajo që krijesat e konsiderojnë si veprim të mirë apo të shëmtuar.

Ne i përkasim Allahut dhe tek Ai do të kthehemi.

Shpërndaje: