Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Mexhmu-ul-Fataua (1/120)
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Nëna ime ka marrë ilaçet e saj menjëherë pas agimit në Ramazan. I thashë se ajo duhet ta kompensojë atë ditë nëse ajo merr ilaç.
Përgjigje: Ai që merr ilaçin e tij pas agimit në Ramazan nuk ka agjërim të vlefshëm për shkak se ai ka marrë ilaçin e tij qëllimisht (pasi ka hyrë koha e agjërimit). Ai obligohet që të vazhdojë të agjërojë pjesën tjetër të ditës. Përjashtimi i vetëm është nëse personi nuk është në gjendje të vazhdojë agjërimin për shkak të sëmundjes. Në këtë rast atij i lejohet ta braktis agjërimin dhe ta kompensojë këtë ditë sepse ai e ndërpreu agjërimin me arsye.
Nuk është e lejuar për personin e sëmurë që të marrë ilaçe ndërsa ai është agjërueshëm në Ramazan përderisa nuk bëhet fjalë për një rast urgjent. Shembull i rastit urgjent është nëse ekziston frika se personi do të vdesë. Kështu që na lejohet t’i japim ilaç. Në këtë situatë është në rregull që ai ta ndërpret agjërimin.