Alameh Zejd bin Muhammed bin Hadi el-Medkhali
Burimi: “Et-Ta’likatul-Xhijad ‘ala Kitab Teëthirilul-I’tikad”, fq. 161
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Pyetësi i radhës është nga Suedia dhe thotë se, e ka ndërmend të shpërngulet nga aty, por në vazhdimësi shejtani ndikon tek ai, duke i futur dyshime se do të preket nga varfëria. Për këtë arsye, ai fillimisht dëshiron që të ruaj para edhe më shumë, në mënyrë që, kur të shpërngulet të mos has në vështirësi ekonomike. Çfarë është këshilla juaj për të?”
Përgjigje: “Pasi që ti po e di se dyshimet nga shejtani po të bëjnë që të qëndrosh në vend kufri, ti e di se cili është gjykimi për të qëndruar aty. Pra, është e detyrueshme për të emigruar nga vendi i kufrit tek një vend islam. Nëse ti kthehesh në vendin islam pa para, ti duhet ta dish se furnizimi është në dorën e Furnizuesit, Fuqiplotë dhe të Fortë.
Të jetosh në një vend kufri është e rrezikshme për veten tënde dhe pasardhësit e tu. Njerëzit janë të edukuar në të jetuarit në mënyrën e vet të “civilizimit”. Të rinjtë e të rejat shpeshherë kalojnë kohën kot, e jo rrallëherë shoqëria e tyre bëhet edhe pa dallim gjinie, qoftë kjo në ndeja të ndryshme, sheshe, e parqe etj. Gjë e cila sjell pasoja shumë të dëmshme edhe në rast të ekzistimit të besimit të pastër islam në zemrën e njeriut. Nuk ka mirësi në përzierjet me jobesimtarët, sepse kjo gjë sjell vetëm dëme shumë të mëdha për myslimanin.
Unë them atë që Allahu ka thënë:
فَفِرُّوا إِلَى اللَّهِ إِنِّي لَكُم مِّنْهُ نَذِيرٌ مُّبِينٌ
“Andaj, ikni (prej dënimit) drejt (shpërblimit të) Allahut, se unë vërtet që jam dërguar te ju prej Tij, si paralajmërues i qartë!” 51:50
Ndërsa Profeti salallahu alejhi ue selem urdhëroi qëndrimin largë jobesimtarëve, në mënyrë që myslimanët të mos kenë mundësi të ndikohen nga mëkatet e tyre. Ai hoqi dorë nga myslimanët që jetojnë në mesin e jobesimtarëve.
Udhëtimi në vendet e jobesimtarëve lejohet vetëm në raste emergjente. Shembujt të kësaj janë kur kemi të bëjmë me mjekimin e sëmundjeve të ndryshme, studimi i një dije për të cilën janë në nevojë myslimanët, të thërrasësh në fenë e Allahut dhe pastaj të kthehesh në vendin tënd islam, udhëtime biznesi dhe qëllime të tjera të ngjashme.”