Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kush do t’i japë Allahut një hua të bukur…?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Sherh Ighathat-il-Lahfan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Shejkh i nderuar, Allahu të dhëntë sukses! Cili është kuptimi i fjalëve të Allahut -te ala-:

”Kush do t’i japë Allahut një hua të bukur që Ai t’ia kthejë shpërblimin shumëfish?” El-Bekare, 2:245

Përgjigje: Ai që u jep lëmoshë nevojtarëve i ka dhënë Allahut një hua të mirë, që do të thotë se ai ka dhënë pasurinë e tij në bindje ndaj Allahut -azze ue xhel- duke shpresuar shpërblimin e Tij. Ai nuk dëshiron t’ua kujtojë ato (që ua ka dhënë), nuk dëshiron lavdërim e as reputacion, por ka qëllim të sinqertë në këtë veprim, dhe ai do ta fitojë këtë shpërblim dhe do t’i shumëfishohet shumëfish, po.

Shpërndaje: