Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kush duhet të bëj pajtimin ndërmjet njerëzve?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Kemi një pyetje që ka të bëj me pajtimin ndërmjet njerëzve. Kush është njeriu i duhur që të bëj këtë gjë, gjykatësi, thirrësi në fe apo çdokush tjetër.”

Përgjigje: “Çdo mysliman që mund t’i pajtojë njerëzit me njëri-tjetrin, e ka obligim që ta bëj këtë.

Thotë Allahu:

لاَّ خَيْرَ فِي كَثِيرٍ مِّن نَّجْوَاهُمْ إِلاَّ مَنْ أَمَرَ بِصَدَقَةٍ أَوْ مَعْرُوفٍ أَوْ إِصْلاَحٍ بَيْنَ النَّاسِ

“Në shumë biseda të tyre të fshehta nuk ka kurrfarë dobie, përveç (bisedës) kush këshillon për lëmoshë, për ndonjë të mirë ose pajtim mes njerëzve.” (4:114)

Thotë Allahu:

فَاتَّقُواْ اللّهَ وَأَصْلِحُواْ ذَاتَ بِيْنِكُمْ

“Kini frikë Allahun, përmirësoni gjendjen e unitetit tuaj.” (8:1)

Thotë Allahu:

وَإِن طَائِفَتَانِ مِنَ الْمُؤْمِنِينَ اقْتَتَلُوا فَأَصْلِحُوا بَيْنَهُمَا

“Nëse dy grupe besimtarësh luftojnë ndërmjet vete, ju pajtoni ata.” (49:9)

Deri në fund të këtij ajeti.

Pajtimi ndërmjet njerëzve, është ashtu siç edhe ka thënë profeti se: “Pajtimi është i mirëseardhur të ndodhë në mes të myslimanëve, përveç nëse është pajtim i cili lejon haramin apo ndalon hallallin.”

Thotë Allahu: 

وَالصُّلْحُ خَيْرٌ

“Pajtimi është më i dobishmi (më i miri).” (4:128)

Pra pajtimi ndërmjet njerëzve është gjë e mirë. Dhe kush mund që t’i pajtojë dy apo të gjithë ata njerëz që janë në konflikt ndërmjet tyre, ai veçse ka kryer një prej obligimeve madhështore.”

Shpërndaje: