Alameh Abdul-Aziz bin Abd-Allah Al esh-Shejkh
Burimi: http://www.mufti.af.org.sa/sites/default/files/14320522_05.mp3
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: ”Nëse një person vdes dhe ai duhet të pagunte dëmshpërblim për vrasje, a lejohet të kërkohet dëmshpërblimi nga familja e tij? Dhe a janë ata të detyruar të paguajnë?”
Përgjigje: ”Dëmshpërblimi që është për vrasje pa dashje qëndron tek familja nga ana e burrit. Kjo është në esencë. Por në qoftë se ata nuk mund të paguajnë dhe ai që ka shkaktuar vrasjen mund ta ketë bërë këtë pagesë, atëherë e paguan ai, por nëse ai nuk mund ta bëjë këtë ajo duhet të paguhet me anë të Bejt-ul-Mal (buxhetit shtetëror). Por në esencë kjo është mbi familjen e burrit. Ata duhet, në qoftë se ata mund të paguajnë. Nëse ata nuk munden, dhe personi që e shkaktoi këtë është i pranishëm duhet të paguajë. Nëse ai nuk mundet çështja dërgohet tek Bejt-ul-Mal.”