“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

Kush duhet t’i mbulojë shpenzimet e shpalljes për sendin e humbur?

Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Sherh Sahih El-Bukhari (1/256-257)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Një mendim është se shpenzimet duhet t’i mbulojë gjetësi i sendit të humbur.

I dërguari ﷺ ka thënë:

“Shpalle atë (sendin e gjetur)!”

Ai e obligoi gjetësin që ta shpall atë Nëse gjetësi mund ta kryejë këtë detyrë me të cilën e obligoi i dërguari vetëm duke shpenzuar nga pasuria e tij, atëherë edhe ky shpenzim bëhet i detyrueshëm për të.

Një mendim tjetër është se pronari duhet t’i mbulojë këto shpenzime kur ta gjejë sendin e tij sepse kjo është në dobi të tij.

Një mendim i tretë është se këto shpenzime duhet të mbulohen nga thesari i muslimanëve sepse kjo çështje lidhet me interesin e përgjithshëm. Prandaj gjetësi duhet t’i drejtohet thesarit të muslimanëve.

Mendimi që është më afër së vërtetës është se pronari duhet t’i mbulojë shpenzimet sepse ato janë në dobi të tij. Thesari është për interesat e përgjithshme të muslimanëve dhe jo për shlyerjen e borxheve personale të njerëzve.

Shpërndaje: