Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kush duhet t’i refuzojë pasuesit e risive dhe hizbitë

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: Ligjërata ”Usul Ehlis-Sunneh”

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”A konsiderohet nxitje në sprova sqarimi i devijimeve dhe refuzimi i pasuesve të risive dhe hizbive? A konsiderohet bashkim të qenurit të heshtur ndaj kotësive të tyre?”

Përgjigje: ”Kjo duhet t’i referohet dijetarëve. Ata janë ata që sqarojnë gabimet dhe refuzojnë atë që ka bërë gabim. Kjo është më e sigurt dhe një mënyrë më e mirë për t’iu shpëtuar sprovave. Nëse dijetarët e besueshme sqarojnë të vërtetën dhe refuzojnë të pavërtetën, kjo është mirë. Fakti është se kjo duhet të veprohet. Duhet të sqarohet e vërteta dhe të refuzohet e kota.

Por kjo duhet të bëhet vetëm nëpërmjet dijes të cilën vetëm dijetarët me njohuri e tejkalojnë.”

Shpërndaje: