Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Sherh Fet’hul Mexhid (34)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Kush është i obliguar të paguaj haxhin e gruas, babai apo burri i saj?
Përgjigje: As babai, e as burri. Ajo duhet ta bëjë këtë vetë. Në qoftë se ka mundësi financiare ajo vetë duhet të paguaj shpenzimet dhe të bëj haxh me grupin e haxhit dhe me mahremin e saj. Dhe në qoftë se nuk ka mundësi fizike apo financiare ajo nuk është e obliguar me asgjë.