Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kush është Ibn Sina?

Shejkh Feuaz bin Alij el-Medkhalij 

Burimi: Talik el-Mukhtesar 3/1328
Përktheu: Besim Gjelaj
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Është bërë i njohur me nofkën Ibn Sina, mirëpo, emri i tij është Huejn binn Abdullah. Aq shumë është i njohur, saqë vështir të gjesh dike që nuk e njeh, me përjashtim që shumë pak janë ata që e njohin besimin e tij!

Edhe pse i lajthitur, ne gjejmë shumë spitale të emërtuara me emrin e tij në tokat Islame. Andaj, vëlla dhe motër lexojë këto fjalë nga imamët tanë, Allahu i mëshiroftë- se çfarë kanë thënë për mjekun Ibn Sina:

Ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë!) thotë: “…Po ashtu Ibn Sina dhe të tjerët përmenden për nënçmimin e tyre ndaj sahabëve, gjë që e ka trashëguar nga babai i tij dhe nga shiat keramita…”[1]

Po ashtu thotë: “…Këtu kemi për qëllim sepse Ibn Sina ka treguar për veten e tij se, familja e tij -babai dhe vëllai i tij- ishin nga mohuesit dhe ai për këtë shkak është marr me filozofi…”[2]

Po ashtu thotë: “Çfarë thoshte Ibn Sina dhe ata që janë sikur ai, fjala e tyre është me e keqe së fjala e çifutëve, krishterëve dhe idhujtarëve arab!”[3]

Ibn Kajimi (Allahu e mëshiroftë!) thotë: “Prijësi i mohuesve është Ibn Sina!”[4]

Ibn Salahi (Allahu e mëshiroftë!) thotë: “Ka qenë djall prej djajve të sojit të njeriut.”[5]

Imam Dhehebiu (Allahu e mëshiroftë!) në Mizan el-Itidal thotë: “Nuk di që Ibn Sina ka transmetuar diç nga dituria, po edhe sikur të transmetonte ne nuk do të transmetonim prej tij, sepse ka qenë filozof rrënjësisht, i humbur.”

Ibën Haxheri, Allahu e mëshiroftë në lidhje me këtë fjalë ka thënë: “Allahu mos qoftë i kënaqur me të!”

Shejkh Feuzani (Allahu e ruajttë!) është pyetur: “Çfarë mendoni për atë që e lavdëron Ibn Sinanë dhe e llogarit nga dijetarët myslimanë?”

Përgjigja: “Ky person ka dy gjendje:

E para: Ose është injorant dhe nuk e di gjendjen e Ibn Sinasë, ky nuk ka të drejtë të flet për të, por duhet të hesht;

E dyta: Ose e njeh gjendjen e tij dhe mohimet e tij, mirëpo është miratues i kësaj. Gjendja e tij është sikur gjendja e vetë Ibn Sinasë, Allahu na ruajttë, sepse e miraton bindjen e tij dhe e lavdëron, pra, çështja është shumë e rrezikshme.

Por, disa njerëz e lavdërojnë Ibën Sinanë vetëm nga aspekti i mjekësisë sepse ai ishte mjek, mirëpo kjo është çështje e kësaj bote. Ai ishte mjek, e në mesin e pa besimtarëve ka mjek ndoshta edhe më të mirë së ky.

Andaj, me çfarë arsye e veçojnë Ibn Sinën? Thonë: sepse ky atribuohet tek Islami dhe është mburrje për Islamin!”

Themi: Islami është larg tij, si dhe Islami nuk ka nevojë për të. Konkluzioni i gjithë kësaj është: “Nuk duhet lavdëruar e as garantuar për të, ngase ky është batinij (rrafidij-shiit), filozof i pa fe, i cili pretendon që bota është e përhershme.”

________________________________

[1] Nakdul-Mentik 87.

[2] Err-Rrredu ‘alel-Mentikijjin 141.
[3] Xheuaus-Sahih 4/463.
[4] Igatheul-Lehfan 2/267.
[5] Fetaua Ibn Salah 1/209.

Shpërndaje: