Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kush fshihet pas “pranverës arabe”?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=135561

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Çfarë na këshillon në lidhje me atë që po ndodh në botën islame, veçanërisht në atë arabe, që po quhet “Pranvera Arabe”?”

Përgjigje: “Kjo fitne po ndodh në duart e jobesimtarëve. Ne duhet të jemi të qëndrueshëm në fenë tonë dhe të bashkuar rreth udhëheqësve tanë. Ne duhet të ruajmë vendin tonë, sigurinë dhe rehatinë që kemi.

Përveç kësaj, ne duhet t’i lutemi shumë Allahut që të na mbrojë nga fatkeqësitë dhe armiqtë. Ne nuk duhet t’i përhapim thashethemet, duke i trembur njerëzit dhe të themi se kufarët kanë ardhur.

Ne nuk duhet të përhapim thashetheme dhe t’i trembim njerëzit. Ne duhet tu japim atyre siguri, tu themi se fitorja është afër dhe se Allahu e ruan fenë dhe robërit e Tij besimtarë, ndërsa kjo gjë është vetëm një konspiracion i jobesimtarëve.”

Shpërndaje: