Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://alfawzan.ws/sites/default/files/bryhari–1427-10-21.mp3
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Imam Berbahari (në Sherhus-Sunneh, 114) ka thënë:
“Ke frikë vetëm Allahun, i Cili nuk ka ortak dhe mos u nis drejt saj, mos lufto në të …”
Imam Feuzan: “Do të thotë në sprovë.”
“Ke frikë vetëm Allahun, i Cili nuk ka ortak dhe mos u nis drejt saj, mos lufto në të, mos merr pjesë në të, mos merr anën e dikujt dhe mos ano nga askush.”
Mos i mbështet njerëzit që marrin pjesë në fitne, mos i ndihmo ata dhe mos i mbroj. Nëse i mbron ata dhe përkrah mendimin e tyre, edhe nëse nuk rebelohesh së bashku me ta, ashtu ti i bashkohesh atyre në mëkat, padrejtësi dhe në armiqësinë që ata krijojnë.
Në ditët e sotme ka njerëz që i përkrahin ata të cilët bëjnë shpërthime dhe shkatërrojnë, duke e quajtur këtë Xhihad për hir të Allahut. Këta vrasin myslimanët, shkatërrojnë dhe i terrorizojnë myslimanët, e thonë se ky është Xhihad për hir të Allahut, dhe gjithashtu i mbrojnë të tillët. Këta kanë gjykimin e njëjtë sikurse edhe ata, Allahu na ruajttë, ngase ata i mbështesin dhe përkrahin ideologjitë e tyre. Çështja është shumë serioze, me rrezik të madh. Ti merr pjesë me ta, edhe nëse ti nuk merr armën në dorë sikurse ata. E gjithë kjo për shkak se ti i mbështet dhe beson se të tillët janë duke vepruar mirë. Çfarë është edhe më keq, është se ti thua se veprat e tyre janë Xhihad për hir të Allahut.