Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: ”Është transmetuar në një Hadith nga Resulullahi salAllahu alejhi ue selem se ka thënë: “Kush i thotë një myslimani kafir, është jobesimtarë’.” Pra, ai i cili i thotë një myslimani kafir, a bëhet vetë ai kafir? Apo ky hadith është një paralajmërim nga tekfiri i nxituar (jo i drejtë) mbi një mysliman?”
Përgjigje: ”Unë nuk e di vërtetësinë (e hadithit), mirëpo kuptimi është i vërtet. Sepse Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
“Kush i thotë vëllait të tij ‘o armik i Allahut’ ose ‘o kafir’, ajo i kthehet njërit prej atyre dyve”.
Kjo do të thotë se nëse e thëna nuk është e vërtet, ajo i kthehet atij që e ka thënë.
Prandaj nuk është e lejuar që një mysliman t’i thotë vëllait të tij kafir apo t’i thotë: ‘O armik i Allahut’ ose ‘O mëkatarë’ përveç nëse kjo bëhet me argument. Kushdo që akuzon vëllanë me mosbesim, ndërsa kjo nuk është ashtu, ajo i kthehet atij që e ka thënë. Dhe kuptimi i saj është paralajmërim, jo se kjo është Kufër i madh. Por paralajmërim ndaj këtyre fjalëve të këqija dhe se thënësi i tyre është në rrezik të madh, kur ai i thotë vëllait të tij. Prandaj, njeriu duhet ruajtur gjuhën e tij dhe të flet vetëm me maturi.”