Fetaua el-Lexhneh ed-Daimeh
Fetvaja nr 3247
Anëtar: Abdullah bin Kuud
Anëtar: Abdullah ibn Gudejjan
Nënkryetar: Abdurr-Rrezak Afifi
Presidenti: Abdul-Aziz ibn Abdullah bin Baz
Përktheu: Valdet Gashi www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Ne e dimë se i dërguari ﷺ mallkoi el-Musauirun (ata të cilët bëjnë piktura), por kush konsiderohet prej el-Musauirun? A janë ata skulptorët, fotografët? Dhe a janë haram fotografitë me natyrë?
Përgjigje: Fotot e qenieve të gjalla janë haram, pavarësisht nëse ato janë në 3D, fotografi, të punuar me dorë, ose nëpërmjet mjeteve, për shkak të kuptimit të përgjithshëm të argumenteve të cilat ndalojnë Tasurin (pikturat, vizatimet, skulpturat, fotografët etj).
Ndër tjerash Ai ﷺ thotë:
”Njerëzit të cilët do të kenë dënimin më të rëndë në Ditën e Gjykimit janë el-Musauirun” (pikturistat, vizatuesit, skulptorët, fotografët etj).” Muttefekun alejhi.
Kurse Buhariu përmend në Sahihun e tij nga Ebu Xhuhejfah (radij Allahu anhu) se profeti ﷺ mallkoi ata që e konsumojnë kamatën dhe musavvirët (piktoret, vizatuesit, skulptorët, fotografët etj). (Tra. Buhariu dhe Ahmedi).