Imam Ibn Kethir ed-Dimeshkij (v. 774)
Burimi: Tafsir el-Kuran el-Adhim (3 / 379)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Le të mbulojnë me shamitë e tyre deri në kraharorë dhe të mos u´a shfaqin stolitë askujt përveç bashkëshortëve të vet, baballarëve dhe vjehërrve të tyre, ose djemve të tyre dhe djemve të bashkëshortëve të tyre, ose vëllezërve apo djemve të vëllezërve të tyre, ose djemve të motrave të veta, ose grave të tyre, ose robëreshave të tyre dhe shërbëtorëve që nuk kanë epsh ndaj femrave apo fëmijëve që nuk i dinë ngacmimet e femrave.” (En-Nur:31).
”…apo fëmijëve që nuk i dinë ngacmimet e femrave.”
– Për shkak të moshës së re ata nuk e kuptojnë pozitën e veçantë të gruas dhe tundimet që mund të dalin nga fjalimet e tyre, të ecurit, lëvizjet dhe qetësinë e tyre. Nëse një djalë është aq i ri sa që ai nuk i kupton këto gjëra, konsiderohet e lejueshme për të që të hyjë tek gratë.
Por në qoftë se ai ka arritur moshën e pjekurisë, ose është afër pubertetit, në kuptimin që ai e kupton atë që u cek më parë dhe bën dallimin në mes një gruaje të bukur dhe një grua të shëmtuar, atëherë nuk është e lejueshme për të që të hyjë aty ku janë gratë.