Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: http://www.ibnothaimeen.com/all/books/article_17973.shtml
Pyetja nr 49.
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Kush janë Jexhuxh e Mexhuxhët ?
Përgjigje: Jexhuxhët e Mexhuxhët janë dy popuj prej bijve të Adamit (alejhi ue selem) , ata ekzistojnë edhe tani. Allahu i Madhëruar, kur tregon historinë e Dhul-Karnejnit thotë:
حَتَّىٰٓ إِذَا بَلَغَ بَيْنَ ٱلسَّدَّيْنِ وَجَدَ مِن دُونِهِمَا قَوْمًا لَّا يَكَادُونَ يَفْقَهُونَ قَوْلًا {94} قَالُوا۟ يَٰذَا ٱلْقَرْنَيْنِ إِنَّ يَأْجُوجَ وَمَأْجُوجَ مُفْسِدُونَ فِى ٱلْأَرْضِ فَهَلْ نَجْعَلُ لَكَ خَرْجًا عَلَىٰٓ أَن تَجْعَلَ بَيْنَنَا وَبَيْنَهُمْ سَدًّا {95} قَالَ مَا مَكَّنِّى فِيهِ رَبِّى خَيْرٌ فَأَعِينُونِى بِقُوَّةٍ أَجْعَلْ بَيْنَكُمْ وَبَيْنَهُمْ رَدْمًا {96} ءَاتُونِى زُبَرَ ٱلْحَدِيدِ ۖ حَتَّىٰٓ إِذَا سَاوَىٰ بَيْنَ ٱلصَّدَفَيْنِ قَالَ ٱنفُخُوا۟ ۖ حَتَّىٰٓ إِذَا جَعَلَهُۥ نَارًا قَالَ ءَاتُونِىٓ أُفْرِغْ عَلَيْهِ قِطْرًا {97} فَمَا ٱسْطَٰعُوٓا۟ أَن يَظْهَرُوهُ وَمَا ٱسْتَطَٰعُوا۟ لَهُۥ نَقْبًا {98} قَالَ هَٰذَا رَحْمَةٌ مِّن رَّبِّى ۖ فَإِذَا جَآءَ وَعْدُ رَبِّى جَعَلَهُۥ دَكَّآءَ ۖ وَكَانَ وَعْدُ رَبِّى حَقًّا {99} وَتَرَكْنَا بَعْضَهُمْ يَوْمَئِذٍ يَمُوجُ فِى بَعْضٍ ۖ وَنُفِخَ فِى ٱلصُّورِ فَجَمَعْنَٰهُمْ جَمْعًا
”Derisa, kur arriti në mes dy kodrash, gjeti rrëzë tyre një popull, i cili pothuaj nuk kuptonte asnjë gjuhë tjetër. Ata thanë: “O Dhulkarnejn, vërtet, Jexhuxhët dhe Mexhuxhët po bëjnë shkatërrime në Tokë. A të japim një pagesë (haraç) që të ndërtosh një pendë midis nesh dhe atyre?” Ai tha: “Ajo të cilën ma ka mundësuar Zoti im, është më e mirë (sesa pagesa juaj), por më ndihmoni me fuqi punëtore që të ndërtoj në mes jush dhe atyre një pengesë të pakalueshme. Më sillni blloqe hekuri!” Dhe, kur ai i rrafshoi dy anët e thepisura të maleve, tha: “Fryjini zjarrit, derisa hekuri të skuqet.” Pastaj tha: “Më sillni bakër të shkrirë që ta hedh në të.” Kështu, ata (Jexhuxhët dhe Mexhuxhët) nuk mundën që ta kapërcenin pendën dhe as nuk mundën që të hapnin vrimë në të. Ai tha: “Kjo është mëshirë nga Zoti im! Kur të vijë premtimi i Zotit tim, Ai do ta rrafshojë atë (pendën). Premtimi i Zotit tim është (gjithnjë) i vërtetë.” 1
Ndërsa, Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
“Në Ditën e Kijametit Allahu i Madhëruar do t’i thotë Ademit: ”Nxirri pasardhësit e tu nga Zjarri …” hadithi vazhdon deri ku i Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë: Merrni lajmin e mirë se një do të jetë nga ju dhe një mijë do të jenë nga Jexhuxhë e Mexhuxhët (në zjarr).” 2
Dalja e tyre është një prej shenjave se, Kiameti po afrohet. Ata kanë ekzistuar edhe gjatë kohës së Profetit (salAllahu alejhi ue selem). Në një hadith të Umm Habibes është transmetohet se ajo ka thënë:
“Një ditë prej ditësh, i Dërguari i Allahut erdhi i frikësuar e me fytyrë të skuqur dhe tha: “Askush nuk meriton të adhurohet përveç Allahut! Mjerë për arabët nga e keqja që u është afruar. Sot, është hapur një vrimë në murin e Jexhuxh e Mexhuxhëve, si kjo.” Profeti (salAllahu alejhi ue selem) bëri një rreth duke e bashkuar gishtin e madh me gishtin tregues. Zejnebja i tha: ‘O i Dërguar i Allahut a do të shkatërrohemi e në mesin tonë ka të mirë?’ Profeti (salAllahu alejhi ue selem) tha: Po!Atëherë kur të rritet e keqja.” 3
1 El-Kehf 18:93-98
2 Bukhariu dhe Muslimi
3 Bukhariu dhe Muslimi