Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kush janë masonët?!

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Ne e dimë se myslimanët kanë shumë armiq e ndër ta është edhe Masonizmi! A mundet Shejkhu ynë që të flas në lidhje me masonizmin për metodat që ata (masonët) i përdorin, idetë e tyre, ndikimi dhe rreziku që i kanoset islamit nga ata? Allahu ju shpërbleftë me të mira.

Përgjigje: Nuk më intereson që të flas as nga larg e as nga afër për masonizmin, ba’thizmin (ideologji e afërt me atë komuniste që shtrihet në disa shtete arabe), socializmin apo çdo organizatë tjetër qoftë ajo sekrete –siç janë masonët, apo jo.

Nuk na takon neve që të flasim për ta në formë të detajuar, ngase ne jemi të bindur se të gjitha organizatat dhe partitë politike qofshin ato sekrete apo jo, -të gjitha ato nuk ia duan të mirën islamit.

Masonët janë organizatë sekrete çifute të cilët bëjnë dredhi e komplote shumë të mëdha, e që në disa rrethana arriti të marrë me vete disa njerëz islamik, duke u bërë kinse ata nuk janë kundër fesë, siç thonë tek ne në Sham: “Kush i përmbahet fesë së vet, Allahu i ndihmoftë.”

Ata shfaqen si shoqatë bamirëse që ndihmojnë e mbështesin njëra-tjetrën vetëm në çështjet e dynjasë. E që në realitet bëjnë kurthe, por Allahu i Lartësuar në Kur’an thotë:

وَيَمْكُرُونَ وَيَمْكُرُ اللّهُ وَاللّهُ خَيْرُ الْمَاكِرِينَ

“Ata bëjnë komplote, e Allahu i asgjëson komplotet e tyre. Allahu është planifikuesi më i mirë.” 8:30

Prandaj, ashtu siç nuk është e lejuar për myslimanin që të jetë socialist, ba’thist apo komunist, nuk është e lejuar që të jetë edhe masonist. Sepse të gjithë ata të cilët qëndrojnë prapa këtyre partive organizatave, nuk kanë të bëjnë fare me islamin.

Mendoj se këto fjalë i mjaftojnë myslimanit të sinqertë. Ndërsa të futemi në detaje, kjo çështje e kalon historisë, e që myslimani mund t’i referohet librave e broshurave, të cilat sqarojnë poshtërsitë dhe fitnet të cilat i sjell skena e masonëve.

Unë, nuk mund ta mohoj se kjo fitne e madhe në të cilën po jetojmë ne në tërë botën islame në aspektin e përgjithshëm, e veçanërisht në botën arabe, është rezultat që ka sjellë veprimtaria çifuto-masonike në tërë botën.

Shpërndaje: