Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kush janë njerëzit e bezdisshëm?

Imam Muhamed bin Hiban el-Busti 
Raudatul-‘Ukala ue Nuz’hetul-Fudala
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Ebu Bekr el-Merudhij ka thënë:

“E kam pyetur Ahmed bin Hanbel në lidhje me njerëzit e bezdisshëm.”

Ai tha: “E pyeta Bishr el-Hafi rreth tyre dhe ai tha: “Është mjerim t’i shikosh ata.”

E pyeta Ahmedin: “Kush janë njerëzit e bezdisshëm?”

Ai u përgjigj: “Pasuesit e bidateve.”

13 – Atë që përmendi imam Ahmed bin Hanbel është mënyra specifike për t’i konsideruar njerëzit si të bezdisshëm. Në qoftë se ata e dinin se një person ia ka kthyer shpinën sunnetit, ata e urrenin atë për shkak të bidatit të tij. Kurse sa i përket njerëzve të thjeshtë dhe aspektit të përgjithshëm, ata i urrenin ata në varësi të karaktereve të tyre të këqija, dhe i donin ata në varësi të karaktereve të tyre të mira.

Shpërndaje: