Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kush janë Nusajritë?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=130187 

Përgatiti: www.perlatmulimane.com

Pyetje: “Ne po dëgjojmë në lidhje me grupin e quajtur Nusajrijeh. Cili është dallimi mes tyre dhe Rafidave dhe sa të rrezikshëm janë ata për myslimanët?”

Përgjigje: “Nusajritë janë një prej sekteve të Rafidave dhe janë edhe më të këqij se Rafidat, të cilët kanë besime të kota.

Ata pretendojnë se Aliu radijallahu anhu është zot që duhet të adhurohet. Ata e teprojnë në lidhje me të dhe me imamët e tyre të tjerë, duke i adhuruar ata në vend të Allahut. Pra, Nusajritë janë një prej sekteve të humbura prej Shiitëve.”

Shpërndaje: