Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pasuesit e tekeve, dëshirave, epsheve (ehlul-ehua), janë ata që ndjekin epshet dhe teket e tyre. Ata nuk ndjekin Librin e Allahut dhe Sunnetin, por ndjekin vetëm epshet e tyre. Nëse epshet e tyre kundërshtojnë Kuranin dhe Sunnetin, ata ndjekin këto epshe dhe braktisin Kuranin dhe Sunnetin.
Nëse ato përputhen me epshet e tyre, ata i pasojnë vetëm sepse janë pra në përputhje të dëshirave të tyre; kjo është rruga e jehudive. Është e njohur se jehudit iu bindën të dërguarve në atë që ishte në përputhje me epshet e tyre. Kur diçka nuk përputhej me epshet e tyre, ata i kundërshtonin të Dërguarit. Në raste të tilla, ose i vrisnin të dërguarit ose i përgënjeshtronin ata. Allahu Te’ala ka thënë:
أَفَكُلَّمَا جَاءكُمْ رَسُولٌ بِمَا لاَ تَهْوَى أَنفُسُكُمُ اسْتَكْبَرْتُمْ فَفَرِيقاً كَذَّبْتُمْ وَفَرِيقاً تَقْتُلُونَ
“Sa herë që ndonjë i dërguar ju sillte atë që nuk ju pëlqente, ju kapardiseshit, prandaj disa i quajtët gënjeshtarë e disa i vratë.” 2:87
Dhe në një ajet tjetër, Allahu thotë:
كُلَّمَا جَاءهُمْ رَسُولٌ بِمَا لاَ تَهْوَى أَنْفُسُهُمْ فَرِيقًا كَذَّبُواْ وَفَرِيقًا يَقْتُلُونَ
“Por, sa herë që u vinte ndonjë i dërguar me porosi që nuk ua donte shpirti, ose e mohonin, ose e vrisnin.” 5:70
Allahu ka thënë në lidhje me mynafikët (hipokritët) e këtij umeti:
وَإِذَا دُعُوا إِلَى اللَّهِ وَرَسُولِهِ لِيَحْكُمَ بَيْنَهُمْ إِذَا فَرِيقٌ مِّنْهُم مُّعْرِضُونَ وَإِن يَكُن لَّهُمُ الْحَقُّ يَأْتُوا إِلَيْهِ مُذْعِنِينَ
“Dhe kur thirren tek Allahu dhe i dërguari i Tij që ai të gjykojë midis tyre, një grup nga ata kthejnë shpinën. Por, nëse e drejta është në anën e tyre, ata vijnë të përulur.” 24:48-49
Pra, kështu kanë qenë gjithmonë pasuesit e epsheve, si në kohët e hershme ashtu edhe në të tashmen.
Kriter i tyre i vetëm është të përputhurit me epshet e tyre dhe kjo është e vërteta sipas tyre. Kurse ajo që nuk përputhet me epshet e tyre, është e kotë edhe nëse atë e ka zbritur Xhibrili tek Muhamedi alejhis-salatu ues-selam. Kjo sipas tyre është e kotë- kjo është metodologjia e tyre.
Kjo është gjëja në të cilën bazohen sektet e devijuara të këtij umeti, duke mos e pranuar as atë që ka ardhur nga i dërguari salAllahu alejhi ue selem e as atë që është në Kur´an. Ata nuk e pranojnë Sunnetin nëse nuk është në përputhje me sektet dhe epshet e tyre, duke e keqinterpretuar, shtrembëruar, apo duke e përgënjeshtruar atë në tërësi- kjo është metodologjia e tyre.