Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: ”Kush është shehid (dëshmor) sipas Sheriatit?”
Përgjigje: ”Profeti salAllahu alejhi ue selem na ka treguar se shehidët janë të shumtë. Më i miri dhe më i madhi i të gjithëve, është shehidi në rrugën e Allahut, ai që vritet në rrugën e Allahut.
Ndër ta është ai që vdes nga një plagë e barkut, ai që vdes nga murtaja, këta gjithashtu janë shehid, shehidi përmes murtajës dhe gjithashtu shehidi përmes një plage në bark. Por më i miri dhe më i madhi ndër ta, është shehidi i betejës dhe ai që mbron pasurin e tij dhe vdes në këtë mënyrë, ai është një shehid, i djeguri është një shehid dhe gruaja që vdes gjatë lindjes se fëmijës është shehide.”
Pyetje: ”Dëshmori i cili vdes në rrugën e Allahut a ushqehet, a dëgjon, a është ai i gjallë dhe a furnizohet deri në Ditën e Ringjalljes, siç thotë Allahu:
وَلاَ تَحْسَبَنَّ الَّذِينَ قُتِلُواْ فِي سَبِيلِ اللّهِ أَمْوَاتًا بَلْ أَحْيَاء عِندَ رَبِّهِمْ يُرْزَقُونَ
“Kurrsesi të mos mendoni se janë të vdekur ata që ranë dëshmorë në rrugën e Allahut. Përkundrazi, ata janë të gjallë duke u ushqyer te Zoti i tyre.” 3:169″
Përgjigje: ”Po, siç thotë Allahu, ata janë të gjallë te Zoti i tyre me shpirtra. Trupat e tyre janë pluhur, ndërsa shpirtrat e tyre ngrihen në qiell, ushqehen dhe pinë në Xhenet, siç na tregon Allahu.”